13:13 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti sqarohet për zëvëndësimin e flamurit kombëtar në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se pse është zëvëndësuar flamuri kombëtar në Prishtinë dhe se kush e ka bërë këtë veprim. Ahmeti ka njoftuar se flamuri shqiptar do të rikthehet përsëri në vend pas protestës artistike që ka bërë Driton Selmani.

“Sot në mëngjes më lajmëruan se flamuri kombëtar te rrethi është larguar nga persona të panjohur dhe është vendosur nje flamur tjetër i offside-it.

Pas daljes së inspekcionit në vend të ngjarjes është kuptuar edhe kompania e më vonë edhe qëllimi. Kjo ishte nje protestë artistike e artistit Driton Semani. Me vonë e gjeta edhe shpjegimin që po e bashkangjes këtu.

Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qendrim të një artisti” shkruan Shpendi në Facebook./Indeksonline/

Temat: