11:27 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon se çfarë u fol në takimin me Mogherinin në Bruksel

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti ka treguar detaje nga bisedimet në Bruksel me Mogherinin.

Ahmeti ka thënë se delegacioni i Kosovës ka treguar qartë qëndrimet e Kosovës e që primare është njohja reciproke e të dy shteteve.

“Ne prezantuam qëndrimet e delegacionit shtetërorë të Kosovës. I bëm të qartë qëndrimin e delegacionit e që kush i parë është njohja reciproke e të dy shteteve. Mogherini na siguroi se është duke u punuar në atë drejtim. Ideja është që në gjysmën e parë të këtij viti të ketë orar më të ngjeshur për të afruar qëndrimet tona.

Për këtë, po koordinhohemi me shtetet anëtare të BE-së. Në këtë aspekt, ka patur komunikim edhe me ëashingtonin e Moskën. Në takim është biseduar edhe çështja e taksës. Qëndrimi i Serbisë për heqjen e taksës është përmendur përsëri, por edhe ne i treguam qëndrimet tona në këtë çështje” ka thënë Shpend Ahmeti./Indeksonline/