13:02 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon se kush e ka fajin për mosmbledhjen e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që sa më parë të bëjë zhbllokimin e llogarive bankare që të mundësohet grumbullimi mbeturinave nga kompania e mbeturinave ‘Pastrimi’ në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Ahmeti përmes Facebook-ut ka hedhur edhe dyshimet se situata e krijuar me çështjen e mbeturinave në regjionin e Prishtinës të jetë me motive politike.

Reagimi i plotë i Ahmetit

Kompania Pastrimi është kompani regjionale që bën mbledhjen e mbeturinave për disa komuna në regjionin e Prishtinës. Mbeturinat e Pastrimit dërgohen në Deponinë në Mirash e cila menaxhohet nga niveli qendror, pra nga Qeveria e Republikes së Kosovës.

Për largimin e mbeturinave në deponi Pastrimi i paguan para deponisë. Para vitit 2012 Pastrimi nuk i ka paguar me rregull dhe ka kriju borxh prej mbi 1 milion euro.

Për çudi, tani Deponia (kompani e qeverisë) e ka dërgu Pastrimin (kompani regjionale) në përmbarim dhe ia ka blloku llogaritë bankare me që rast e ka lënë kompaninë edhe pa naftë. Po ashtu ka tërhjekë nje shumë të konsiderueshme të mjeteve. Për këtë arsye është rrezikuar mbledhja e mbeturinave në krejt komunat në regjionin e Prishtinës.

Kërkojmë nga qeveria dhe kompania e deponisë në Mirash që të bëhet zhbllokimi i llogarive sa më parë në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Nuk ka kuptim që një kompani publike të rrezikojë shëndetin e qindra mija qytetarëve. Po ashtu nuk ka kuptim që qytetarët në këtë mënyrë të paguajnë për keqmenaxhimin e kompanisë Pastrimi për shumë vite.

Shpresojmë se kjo nuk po bëhet për arsye politike.

Komuna e Prishtinës në mënyrë emergjente do të huazojë naftë për kompaninë por kjo situatë është e paqëmdrueshme.