16:42 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shpendi i gëzohet ngritjes së aktakuzës ndaj rastit të veteranëve, ka një mesazh!

Kryetari i Partisë Social Demokrate, njëherësh kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar ngritjes së aktakuzës ndaj 12 personave që dyshohet të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve.

“Aktakuzë nga prokuroria speciale në rastin veteranët. Duke marr parasysh dorëheqjen dhe prokurorit Blakaj, protestat e qytetarëve dhe krejt diskutimin publik që është bërë, shtrohet pyetja: A do të ngritej kjo aktakuzë po mos të ndodhnin të gjitha ato më lartë? Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Tani presim gjykim transparent e të drejtë. 

Lufta kundër parregullsive në listat e veteranëve nuk është vetëm mbrojtje e parasë publike, është mbrojtje e vlerave dhe luftëtarëve të vërtetë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, të akuzuar tjerë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Prokuroria në aktakuzë është  propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.