19:06 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A. M.

Shpendi tregohet i madh, ndanë 100 mijë euro për mediat!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se shumë media në Kosovë kanë rrezikuar mbylljen për shkak të pandemisë.

Sipas tij, mediat që mbahen nga reklamat e bizneseve me humbjen e bizneseve do të mbyllen. 

Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, theksoi kjo ka ndikuar më së shumti në mediat  e pavarura.

“Ne si Komunë mendojmë që mediat janë ndër elementet me të rëndësishme të demokracisë.  Kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër posaqërisht ato që kritikojnë.

Ne kemi vendosur që mediat me bazë/zyre/lokacion në Prishtinë të ndihmohen me një fond prej 100,000 euro.  Nesër bëhet thirrje ku mediat ndahen në tri kategori bazuar në numrin e punëtorëve që kanë nën 8 (tetë) punëtorë, nga 8-50 punëtorë dhe mbi 50 punëtorë.

Bazuar në numrin e mediave në Komunën tonë kjo nuk është ndihmë e madhe por mund ti shpëtojë disa mediume që ashtu kështu mezi mbijetojnë.

Mediat duhet të plotësojnë këto kushte:

• Të jenë të regjistruar ne Komunën e Prishtinës,

• Të funksionojnë si media profesionale dhe të jenë të regjistruara në institucionet përkatëse (Komisioni i Pavarur për Media)

• Pasqyrat financiare,

• Vërtetimi i pagesës së kontributeve pensionale të punëtorëve

Komisioni do të ketë shumicën përfaqësues të mediave e jo të Komunës.

Ndoshta nuk ka nevojë ta themi, por ndihmën mund ta marrin edhe kritikuesit më të mëdhenj të Komunës. Sic ka thënë Michael Moore kur kishte ndihmuar financiarisht ëebfaqen më kritikuese ndaj tij që të mos mbyllet – pa juve nuk do të kishte interesim për punën tonë.