23:47 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / FG

“Shpërblehet” me gjobë aksioni i PSD-së gjatë orës policore

Partia Socialdemokrate sonte gjatë mbrëmjes ka zhvilluar një aksion në Prishtinë, teksa kundërshtuan orën policore, shkruan Indeksonline.

Aktiviteti i tyre politik u bë pikërisht gjatë orës policore.

Burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës tregojnë që PSD-së i është shqiptuar gjoba për mbajtjen e këtij aksioni.

Edhe në videon e Indeksonline shihet teksa policët i drejtohen aktivistëve të kësaj partie.

Qona dënimet në zyre“, dëgjohen teksa thonë aktivistët.

Madje, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme që të lejohet zhvillimi i aktivitetit të tyre politik.

Ne besojmë në konevetën e të drejtave të njeriut, që garanton të drejtën e asocimit. Në radhë të dytë, PDS ka bo kërkesë në MPB për leje të aktivitetit të stafit të saj politik. Nga Qeveria Kurti 2, nuk kemi marrë përgjigje, do të duhej të kishimi një përgjigje nga MPB që aktivetete politike që janë të rëndësishme, të marrim leje“.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, deri më 18 prill ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente./Indeksonline/