13:33 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

Shpërndahet ekipi i Bad News Eagles, të gjithë e konfirmojnë largimin

Flatron Halimi i njohur si “juanflatroo” ka konfirmuar tashmë largimin nga ekipi kosovar i njohur më parë si Bad News Eagles.

Lojtarët shqiptar të CS:GO nuk do të jenë më pjesë e organizatës Guild, pasi tashmë kanë ndarë rrugët. Është vet organizata britanike e cila ka njoftuar ndarjen me ekipin Guild Eagles.

Menjëherë pas ndarjes së rrugës ka ardhur edhe eksodi i lojtarëve nga ekipi kosovar, pasi “rigoN” nuk është i vetmi që ka konfirmuar largimin.

Disa minuta më vonë edhe juanflatroo ka treguar se është larguar nga ekipi dhe është gati për sfida të reja, me ndonjë ekip të ri.

“Për fat të keq gjërave iu vjen një fund. Gjërat që arritëm me djemtë, uljet dhe ngritjet, periudhat e vështira, të gjitha kujtimet e paharrueshme do jetojnë gjithmonë me mua, të gjithë djelmoshat do të kenë një vend special në zemrën time. Udhëtimi ynë ishte thjesht i mrekullueshëm”.

“Falënderoj tifozët që ishin pjesë e këtij udhëtimi të bukur dhe e bënë atë edhe më të bukur, përherë mirënjohës”, ka shkruar juanflatroo në “X”.