Shpërndanë fotografinë e kufomës së Sala, arrestohen dy gra
Të dielën policia britanike ka bërë të ditur se ka hapur një hetim ndaj dy personave për shpërndarje të fotografive të kufomës së Emiliano Sala.
“Ne kishim njohuri për një foto, e paraqitur si trupi i z. Sala, i cili u nda në rrjetet sociale”, tha një zëdhënës i policisë Dorset për AFP. “Ne e kemi hetuar këtë incident,” shtoi ai.
Mediat britanike kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë dy gra, një 48 vjeçare dhe një 62 vjeçare.
Imazhet, me sa duket, ishin marrë në shtëpinë funerale të Holly Tree Lodge, në Bournemouth. /IndeksOnline/
Here’s our statement regarding an investigation into the publication of a post mortem photo of Emiliano Sala. We'd ask anyone who comes across this photo, or any photo purporting to show this, not share it as it's adding further distress to his family. https://t.co/bYFzoZSjVO pic.twitter.com/xlmF8GjRhc
— Wiltshire Police (@wiltshirepolice) April 29, 2019