09:56 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / AR

“Shpërthen” Arditi: Graniti ka një lidhje jashtë, nuk mund t’ia thosha Fifit

Graniti dje ka marrë tërë vëmendjen në emision.

Gjatë kësaj përballje Graniti u shpreh se është i dashuruar në ish të dashurën e tij dhe se këto sjellje I ka bërë në mënyrë që të mos e mërzis Fifin, shkruan Indeksonline.

Pastaj, ishte Arditi ai i cili u shpreh se Graniti ka një lidhje jashtë shtëpisë.

“Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë, dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera“, tha ai.

Ai u pyet nga banorët e tjerë se përse nuk ia ka treguar këtë gjë Fifit teksa u përgjigj: Nuk ishte përgjegjësia e ime, nuk mund të flas për njerëz të tretë. Me aq sa e njoh Granitin këtë informacion kam, qofsha i gabuar./Indeksonline/