15:29 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shpërthen diga në Rusi, 11 të vdekur e shumë të humbur

Shpërthimi i një dige në lumin Seyba në Rusi i ka marrë jetën 11 personave, 14 kanë mbetur të lënduar, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur të humbur.

Diga shpërtheu rreth orës 06:00 të mëngjesit në rajonin Krasnoyarsk, duke përmbytur një zonë në një minierë ari. Viktimat dhe personat e humbur janë minatorë.

Mediat ruse shkruajnë se në këtë zonë është duke u zhvilluar një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, ku marrin pjesë helikopterë Mi-8 dhe Mi-26 dhe të paktën 200 persona.