09:29 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Shpërthen gazi në qytetin gjerman, pesë persona të plagosur

Të premten në mëngjes ndodhi një shpërthim në Memmingen të Gjermanisë. Pesë personaë janë të plagosur deri tani nga ky shpërthim.

Policia po evakuon zonën, ngase ekziston rreziku i një shpërthimi tjetër. Banorët thonë se krisma e shpërthimit ishte tejet e madhe.

Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e Kryqit të Kuq gjerman rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Dyshohet se krejt kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në linjën e gazit ku lidhej ndërtesa./Indeksonline/