10:31 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shpërthen Gjuriq: Kur është në pyetje Kosova, s’na intereson për BE-në

Drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia nuk mund të heshtë kur i bëhet padrejtësi, hipokrizi e standard të dyfishta të BE-së që Katalonia me Kosovën nuk janë të krahasueshme.

I pyetur nga mediat serbe se çfarë pret nga letra e kryeministres Ana Bërnabiq që do të adresoj në Bruksel, Gjuriq ka thënë si është e mundur që disa rregulla të zbatohen për serbët e që nuk zbatohen në ndonjë vend tjetër në botë, shkruan Indeksonline.

“Serbia nga niveli më i lartë ka reaguar në mënyrë të qartë dhe ka bërë disa pyetje. Si është e mundur që disa rregulla të zbatohen për serbët që nuk zbatohen në ndonjë vend tjetër në botë.Ligji ndërkombëtar nuk mund te jetë më pak I vlefshëm për vendin tonë sesa për anëtarët e tjerë të BE-së” ka thënë ai për mediat serbe, shkruan Indeksonline.

Gjuriqi me tutje ka shtuar se Serbia e mbështet unitetin e Spanjës, por kjo është një situatë që Serbia ka një argument të fortë kur është fjala për Kosovën.

Gjuriq e ka komentuar edhe tërheqjen e Kosovës nga apikimi për UNESCO-në.

Fakti që Prishtina dha dorëheqjen nga kandidatura në UNESCO, do të thotë se ata nuk flasin të vërtetën, ka thënë Gjuriq.

“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, duke treguar të vërtetën për atë që shteti është, pavarësisht se çfarë mendon bashkësia ndërkombëtare”, përfundoi Gjuriq.