12:42 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Shpërthen” Granit Xhaka pasi Patrice Evra i quajti lojtarët e Arsenalit “foshnja”

Pas humbjes së Arsenalit nga Sheffield Unitedi 1-0, analisti francez Patrice Evra i quajti lojtarët londinezë “foshnja”.

Kjo nuk i ka pëlqyer kapitenit të Arsenalit, Granit Xhaka, që u shpreh shumë nërvoz ndaj deklaratave të ish-lojtarit të Manchester Unitedit, shkruan Indeksonline.

 “Duhet t’i ndalim broçkullat e tilla. Unë e respektoj atë por duhet te ketë kujdes kur flet kështu sepse edhe ai ka qenë futbollist”, tha Xhaka duke iu referuar mentalitetit të skuadrës.

“Më vjen keq që po e them këtë, por për mua është njësoj si të luash jashtë si të luash në shtëpi”, shtoi ai.

“Duhet të fitoni dhe të tregoni karakter të madh dhe jo të shikoni për arsyetimet e njëjta”, nënvizoi ai.

Ndryshe, shqiptari 27-vjeçar është zgjedhur kapiten i përhershëm i Arsenalit muajin e kaluar.