10:10 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / k.v

Shpërthen gypi i ujërave të zeza/ Banorët e lagjes ‘Qëndresa’ në hall, kërkojnë ndihmë nga institucionet lokale (Video)

Ka dy javë që një gyp i ujërave të zeza ka shpërthyer në lagjen ‘Qëndresa’ në Veterenik të Prishtinës dhe institucionet lokale ndonëse të njoftuara nuk kanë intervenuar për rregullimin e tij.

Banorët e lagjes janë ankuar në IndeksOnline për gjendjen e krijuar në rrugën “Dëshmoret e Loxhës”, ku sipas tyre era po kundërmon shumë dhe po dëmtohet çdo ditë rruga.

Ata i kanë bërë thirrje edhe një herë institucioneve kompetente që të dalin për të sanuar problemin./IndeksOnline/