17:32 / E Enjte, 04 Mars 2021 / A. A

Shpërthen koronavirusi në Itali, vendi mund të hyjë në krizë, mbi 22 mijë raste të reja

Mbrojtja Civile në Itali ka publikuar raportin për 24 orët e fundit të testimeve më Covid-19.

Nga 339,635 teste kanë rezultuar pozitivë 22,865 persona.

Ndërsa 339 njerëz e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Në krahasim me ditën e djeshme, janë 9,018 më tepër persona të prekur nga virusi famoz, shkruan Indeksonline.

Me këtë ritëm, Italia rrezikon të futet në krizë shtetërore me cilën u ballafaqua edhe vitin e kaluar.

/Indeksonline/