10:31 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Shpërthen koronavirusi në një spital të Shqipëri, të infektuar 15 mjekë dhe infermierë

Pas disa javësh të gjata me qetësi, Covid 19 duket se po shënon raste të reja në vendin tonë. Ka raportime se 15 persona që janë personel mjekësor kanë rezultuar mbartës të Covid 19 në 24 orët e fundit.

Dyshimet janë se ata janë infektuar nga një kolegia e tyre, e cila për momentin është e shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Nuk dihet ende se në cilin pavion apo spital janë shënuar rastet e reja, ndërsa konfirmimi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.