17:00 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / AR

“Shpërthen” Monika Lubonja pasi shoferi tërhoqi zvarrë qenin me makinë: Ju lutem dënojeni

Një video u bë virale ku shihet një shofer i cili tërheq zvarrë një qen.

Aktorja, Monika Lubonja duket se është prekur shumë nga ky veprim, e që përmes disa video në “Instastory” kërkoi nga policia ta dënoj shoferin.

“Përshëndetje, pak më parë më dërguan videon dhe unë e bëra publike. Dua që gjykata të ketë vendime akoma më të forta, më të rrepta ndaj këtyre personave që trajtojnë në këtë formë kafshët. Nëse do të shikoni videon, do të shikoni dhe targën.

Ju lutem polici, gjykatë, prokurori ndiqeni targën e asaj makine dhe këtë njeri që torturon në mënyrë makabre një qen rrugëve të Shqipërisë. Ju lutem ndiqeni dhe dënojeni. Le ta ngremë zërin për ligje akoma më të forta që duhet të bëhen.”, tha ajo./Indeksonline/