23:55 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

“Shpërthen” Mourinho: Kemi një dëmtim traumatik, ky është fati i këtij sezoni

Tottenham është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Leipzig me rezultat 2-0 dhe me rezultat të përgjithshëm, 3-0.

Trajneri i Spurs, Jose Murinho është ankuar në mungesën e lojtarëve rezervë për disfatat që po i ndodhin.

“Askush nuk duhet të fajësohet. Në çdo ndeshje kemi një dëmtim traumatik. Kjo është historia e këtij sezoni. Nuk është e ndaluar. Shikoni stolin tonë sonte. Ishte shumë e vështirë. Nuk mund t’i fajësoj lojtarët”, ka thënë portugezi pas ndeshjes.

Jose Mourinho edhe në ndeshjen e parë ishte ankuar për lëndimet dhe orarin e ngjeshur që i kishte “rraskapitur” lojtarët e tij. /IndeksOnline/