09:48 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / k.v

Shpërthen një bombë në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar (Foto)

Një bombë dorë ka shpërthyer në lokalin “Corner” në Fushë Kosovë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar.

Lokali është dëmtuar pak, ndërsa gjithçka ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Deri më tani nuk ka informacione rreth personave të dyshuar./IndeksOnline/