23:42 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Shpërthen presidenti i Barcelonës, tregon a do ta shkarkoj trajnerin

Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve për herë të dytë radhazi edhe pse në ndeshjen e parë kishin fituar me rezultat bindës.

Vitin e kaluar Roma dhe sonte Liverpooli bënë që katalunasit të vazhdojnë të kërkojnë triumfin në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i klubit, Josep Bartomeu është shprehur i mërzitur shumë pas kësaj disfate dhe ka thënë se do të ulët të analizoj nëse duhet shkarkuar trajneri.

Nuk duhet të ndodhte si ndaj Romas vitin e shkuar… Nuk duhet të ndodhte. Jemi të gjithë të mërzitur nga kjo gjë. Futbollsitët të parët, pastaj drejtuesit dhe tifozët. Nuk di t’i jap një shpjegim kësaj humbje me katër gola”.

Tani na duhet të reflektojmë dhe të shohim ku kemi gabuar. Të përgatisim finalen e Kupës së Mbretit, pasi ka mbetur ky trofe për t’u luajtur“.

Më pas, i ngacmuar në lidhje me trajnerin, Bartomeu preu shkurt: “Do të flasim me qetësi. Do të bëjmë analizën tonë në lidhje me këtë gjë“. /IndeksOnline/