18:02 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / LB

Shpërthen zjarri në Klinë, disa fshatra mbesin pa rrymë

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth mesditës në Komunën e Klinës.

Ky zjarr, burimi i të cilit nuk dihet ende,  ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike. Për pasojë, disa fshatra të kësaj komune, përkatësisht Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike.

 “Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike. Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e KEDS-it.