18:21 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shpërthen zjarri në mbeturina, te lagjja “Qafa”

Një zjarr ka shpërthyer sot në orët e pasdites te “Qafa” në kryeqytet.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka konfirmuar  përmes telefonit për KosovaPress se zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë lokalizimin e tij.

“Ka pasur një incident zjarri si rezultat i djegies së mbeturinave. Nuk ka të lënduar. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit”, ka thënë Ahmeti.

Tash për tash nuk dihet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.