16:17 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Shpërthen zjarri në Suharekë, deri më tani të djegura rreth 200 hektarë

Zjarri i madh ka përfshirë edhe Komunën e Suharekës, saktësisht fshatin Studenqan dhe Tërrnjen.

Indeksonline nga burimet brenda PK-së mëson se zjarri ka shpërthyer në fushat e grurit të korrur (sarrnishtë).

Sipas një dëshmitari janë të djegura rreth 200 hektarë fushë dhe një pjesë e malit.

Zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u munduar të fikin këtë zjarr.

Edhe kryetari Bali Muharremaj ka njoftuar se zjarr i madh ka përfshirë Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës.

Ai ka thënë se gjendja është shumë serioze dhe ka kërkuar ndihmë.