19:09 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / C E

Shpërtheu në lot pas dëmtimit, reagon Neymar: Do kthehem më i fortë

Në ndeshjen që PSG arriti ta fitonte me shifrat 3-1 kundër St Etienne, në minutën e 87 një episod shqetësoi të gjithë.

Sulmuesi i Brazilit, Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës që e detyroi të dilte nga fusha e lojës me lot.

Pas këtij episodi ka reaguar Neymar i cili nuk e humbet optimizmin, teksa shkruan në rrjetet sociale se do të kthehet më i fortë se kurrë më parë dhe se të tilla gjëra janë pjesë e një sportisti.

Koha për t’u shëruar, fatkeqësisht këto pengesa janë pjesë e jetës së një sportisti. Le të ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë përpara. Do të rikthehem më i mirë dhe më i fortë se më parë”, shkruan sulmuesi i PSG-së.