17:55 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Shpërthim i fuqishëm në Londër, dy të vdekur e disa të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të mërkurë në një ndër zonat periferike të kryeqytetit britanik, Londër, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një sallon flokësh dhe dyqan telefonash celular në King Street, Southall që ndodheshin në katin e parë të një pallati.

Ndërkohë deri më tani përveç dy viktimave, janë plagosur pesë persona mes të cilëve një fëmijë, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë komandanti i Shërbimit Zjarrfikës theksoi se ekuipazhet vazhdojnë kërkimet në ndërtesë, pasi dyshohet mund të ketë viktima të tjera.