23:51 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

Shpërthim i orkestruar i ortekut të borës

Një sasi e madhe e borës ka mbuluar rrugët në një zonë malore në Alaska këtë javë, pas një shpërthimi të kontrolluar që është kryer nga profesionistët për të shmangur një ortek “natyral”.

Ekspertët nga Departamenti i Transportit në Alaska, inicoi “rrëshqitjen” e borës në Juneau duke përdorur lëndë shpërthyese si pjesë e një ushtrimi të kontrolluar – për të shmangur katastrofat natyrore.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq, borën që fillon të bie me shpejtësi të madhe nga maja e kodrës dhe përfundon në rrugë. Fillimisht dëgjohet shpërthimi dhe pak sekonda më pas bora fillon të bie.

E si pasojë e këtij orteku, shumë pemë janë shkulur me rrënjë dhe rrugët u bllokuan për pak orë – megjithatë ekspertët thonë se me një veprim të tillë kanë parandaluar një katastrofë natyrale që ka mundur t’i kushtojë me jetë qytetarëve të atjeshëm.

Ortekët me shpërthim të kontrolluar shpesh kryhen në Alaska, me qëllim që qytetarët që lëvizin me vetura nëpër rrugët në afër të maleve t’i shpëtojnë më të keqes nga ndonjë fatkeqësi natyrore.