09:10 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shpërthen bomba në Pejë, ja dëmet e shkaktuara

Mbrëmë në orët e vonshme ka ndodhur një shpërthim i bombës në qytetin e Pejës.

 

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:25 është hedhur një mjet shpërthyes pranë shtëpisë së një personi, më ç’rast nga shpërthimi janë dëmtuar dy vetura dhe xhamat e lokalit pronë të viktimës.

 

Për këtë rast, Indeksonline ka tentuar të flas që në mëngjes me zëdhënësin e drejtorisë rajonale të Policisë së Pejës, Xhevat Ibra, mirëpo i njëjti nuk ka dhënë ndonjë informatë.

 

Përgjigja e tij e vetme ka qenë se për çdo incident, ai do e vlerësojë nëse duhet të jap informacione ose jo.

 

Ndryshe, sipas raportit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkësatëse policore dhe nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/