10:02 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shpërthim me eksploziv në një lokal në Tiranë

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Tiranë.

Ngjarja u shënua rreth orës 03:40 të kësaj të diele, në Bulevardin Zog i Parë.

Në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale.

I zoti i lokalit po merret në pyetje nga policia për të zbuluar ndonjë konflikt që mund të ketë pasur.

Aktualisht grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.