17:43 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpërthim në Beograd, dy të vdekur (Pamje)

Një shpërthim i madh ka ndodhur në pasditen e sotme në Biblotekën Kombëtare në kryeqytetin e Serbisë, Beogradin.

Mediat serbe raportojnë se dy persona kanë mbetur të vdekur, njëri 30 vjeç tjetri 50-të, transmeton Indeksonline

Mësohet se si shkak i shpërthimit erdhi si pasojë e aktivizimit të shisheve me gaz.

“Po, papritmas filloi të lëshohet avulli toksik dhe filloi të alivanosen personat që ishin brenda”, ka thënë njëri prej dëshmitarëve.