75 Mall Live Search
21:58 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpërthim në Elbasan, policia në këmbë

Një shpërthim me lëndë piroteknike ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme.

Shpërthimi është dëgjuar në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, në vendin e quajtur “Spaikorre”.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë një garazhi dhe raportohet që zhurma ka qenë shumë e fortë. Mësohet se shpërthimi ka shkatuar një gropë të thellë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Forca të shumta policie po patrullojnë rrugët e kësaj lagjeje, por policia ende nuk ka dhënë më shumë detaje. /albeu.com/