09:46 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / k.v

Shpërthim në Zveçan, nuk ka të lënduar

Të dielën rreth orës 20:00, në Zveçan është dëgjuar një shpërthim. Policia ka bërë të ditur se nga hedhja e mjetit shpërthyes nuk ka persona të lënduar e as dëme materiale, megjithatë rasti është hapur nga prokurori si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, transmeton IndeksOnline.

“Zveçan 18.06.2023 – 19:50.  Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Rikujtojmë se së fundi janë regjistruar disa raste të shpërthimeve në veriun e Kosovës, e të cilat rast po i heton policia e Kosovës./IndeksOnline/

Foto: Arkiv