12:15 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Shpërthimi i fuqishëm trondit rafinerinë e dytë më të madhe të naftës!

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rafinerinë e dytë më të madhe të naftës bruto të Afrikës së Jugut në Durban të premten.

Sipas shërbimeve lokale të urgjencës si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur shtatë persona.

Unë pashë një top zjarri masiv në qendër të rafinerisë me tym të zi të zi që dilte prej saj. Disa minuta më vonë shumë automjete kaluan pranë shtëpisë aime”, ka treguar një banor i Durbanit, Shane Lloyd Pretorius për Reutersin.

Shkalla e dëmtimit ose ndikimi në prodhim në rafineri nuk dihet ende, ndërkohë sa i përket të lënduarëve gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.