07:26 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Shpërthimi në Bejrut, ishte paralajmëruar

Agjencia e lajmeve Reuters ka siguruar disa dokumente sipas të cilave zyrtarët e sigurisë në Liban paralajmëruan muajin e kaluar presidentin dhe kryeministrin e vendit për sasinë e madhe të nitratit të amonit që mbahej e magazinuar në për dhe për kërcënimin që ajo paraqiste për kryeqytetin nëse do të shpërthente.

Vetëm 2 javë pas këtij paralajmërimi magazine me lëndën kimike shpërtheu duke iu marrë jetën 200 personave si dhe plagosur rreth 6000 të tjerë.


Në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë rreth eventeve që çuan në shpërthimin e fuqishëm përfshihet dhe një letër që i është dërguar Presidentit Aoun dhe kryeministri Hassan Diab më 20 korrik.

Sipas burimeve për Reuters në letër një zyrtar i sigurisë përmbledh gjetjet e një hetimi të kryer në muajin janar, i cili arrinte në përfundim se lënda kimike duhet të vendosej urgjentisht në një vend më të sigurt.

Po i njëjti burim raporton se “ekzistonte një rrezik i madh që nëse materiali do të vidhej mund të përdorej për organizimin e sulmeve terroriste”. “I paralajmërova ata që nëse do të shpërthente Bejruti do të shkatërrohej”, shton zyrtari i përfshirë në shkrimin e letrës dërguar autoriteteve.

Shpërthimi i javës së kaluar në Bejrut shkaktoi një zemërim të madh popullor, i cili u përshkallëzua në protesta të dhunshme që çuan në dorëheqjen e qeverisë së Diab.

Mos i humb