16:33 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Shpëtim Idrizi: Ja çfarë i’u thashë lojtarëve para fillimit të pjesës së dytë

Trepça ’89 riktheu gjithçka nga 0-3 në 4-3 kundër Ballkanit për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Trajneri i mitrovicasëve, Shpëtim Idrizi doli në intervistë pas ndeshjes dhe foli rreth asaj që ndodhi në “Riza Lushta”

Me të vërtetë ndeshje e jashtëzakonshme, gjithçka qka mund të them është të përgëzoj lojtarët për dëshirën, vullnetin dhe angazhimin që e treguan sot

Të them të drejtën nuk e kam besuar që do e përmbysim kështu takimin, e sidomos kundër Ballkanit. Kur na u deshtë goli më së shumti futbollistët shpërthyen dhe fituam këto tre pikë”.

Duke marrë parasysh se Ballkani ka super ekip ndoshta i rrespektuam pak më shumë se sa duhet, në fillim të pjesës së dytë i’u thashë futbollistëve të luanin pa presion dhe të mos shqetësoheshin për rezultatin”- përfundoi Idrizi.

Bismarck Sie shkëlqeu me tre gola dhe një asistim.