16:50 / E Diele, 18 Tetor 2020 / C E

Shpëtim Idrizi: Po vërehet mungesa e Manaj, konkretizimin e kemi të dobët

Shpëtim Idrizi e vlerëson maksimalisht angazhimin e futbollistëve në dy ndeshjet e fundit, por e “vajton” konkretizimin e dobët.

Trajneri i Trepçës ’89 ka folur pas barazimit pa gola me Feronikelin në “Riza Lushta”.

Falënderoj futbollistët për mënyrën e lojës. Deri te goli kemi ardhur shumë mirë, por konkretizimin po e kemi të dobët”, deklaroi Idrizi për Art Sport.

Mungesa e Manajt? Sigurisht që vërehet, por jam i kënaqur edhe me sulmuesin Bizmark”.

Mendoj që me paraqitjet dhe angazhimin që e kemi treguar në dy ndeshjet e fundit, sot ndaj Feronikelit dhe ndaj Dritës në Gjilan, ndeshjet e ardhshme do t’i kryejmë mirë dhe do të kemi sukses”, shtoi Idrizi.

Pas barazimit të sotëm, mitrovicasit renditen në pozitën e 7 me 7 pikë.