12:21 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Shpëtohet babai i Luis Diaz, policia i vret dy kidnapuesit

Raportohet se Policia e Kolumbisë, e ka shpëtuar nga rrëmbyesit edhe babain e futbollistit të Liverpulit, Luis Diaz.

Po ashtu, mediat lokale raportojnë se policia ka vrarë dy nga katër rrëmbyesit, shkruan IndeksOnline.

Deri më tani, nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar se babai i Luis Diaz është shpëtuar nga autoritetet lokale.

Ndërsa Policia kolumbiane e ka konfirmuar se në orët e para të mëngjesit, është shpëtuar nga rrëmbyesit nëna e Luis Diaz.

Kujtojmë që sipas raortimeve, prindërit e Luis Diaz janë rrëmbyer gjatë mbrëmjes së shtunës në vendin e quajtur Barrancas në La Guajira./IndeksOnline/