75 Mall Live Search
20:09 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpëtohet foshnja 3 muajshe nga përmbytjet e ujit (Foto)

Akoma vazhdojnë pasojat që lanë pas shirat e dendur në të gjithë vendin.

Ndërkohë mësohet se një foshnjë e vogël 3 muajshe është shpëtuar pasi shtëpia e saj u përpi nga përmbytjet.

Pasi iu përmbyt banesa, vogëlushja, bashku me prindërit, u transferua në një qendër sociale në periferi të Tiranës, enkas për të përmbyturit.

Vogëlushja mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk pa pësuar asnjë dëmtim.