11:25 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shpëtohet në Shqipëri lejleku që po shtegtonte nga Sllovenia

Është shpëtuar një lejlek i ri në Shqipëri, bën të ditur faqja “Shpendët e Shqipërisë”.

Pas lënies së folesë, nga kjo faqe thonë se lejleku me shumë gjasë është sulmuar nga ndonjë shpend grabitqar apo është aksidentuar duke marrë një plagë të rëndë pranë gjoksit.

Lejleku është dërguar në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Divjakë, njofton Klan Kosova.

“Lejleku është me origjnë nga Sllovenia dhe është unazuar nga Muzeu i Historisë të Natyrës të Sllovenisë”, shkruajnë ata.

“Gjatë rrugës së shtegtimit nga vendlindja drejt Afrikës, ky lejlek duket se ka kaluar peripeci të shumta dhe jo të këndshme”.

Nga kontribuuesit për shpëtimin e këtij lejleku ishte edhe fotografi, Albert Cmeta.