13:28 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Shpëtoni një herë e mirë nga zbokthi duke përzierë një lugë çaji sodë buke me këta përbërës

Higjiena e dobët, gjendje të caktuara shëndetësore, sëmundjet e lëkurës… këto e shkaqe të tjera lidhen me praninë e zbokthit, problemit që prek miliona njerëz në të gjithë botën. Kruarje lëkure, skalp i thatë, për të mos përmendur sikletin që shkaktojnë ato grimca të bardha që mbulojnë shpatullat tuaja ! Lajmi i mirë është se ky është një problem tërësisht i kurueshëm, e veç produkteve të kujdesit të flokëve, ju mund të trajtoni problemet me zbokthin në kushte shtëpie me përbërës krejtësisht natyralë.

Limon dhe sodë buke

Soda e bukës dhe lëngu i limonit do të ndihmojnë në eleminimin e zbokthit sepselimoni vepron si astringent natyral që mund të eliminojë çdo bakterie që mund të shkaktojë zbokthin. Do t’ju nevojiten 2 lugë lëng limoni dhe 1 lugë e gjysmë çaji sode buke. Përziejini bashkë deri sa të formohet një pastë e hollë e më pas aplikojeni në skalpin e kokën për 2-3 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Vaji i kokosit dhe sodë buke dhe mjaltë

Vaji i kokosit ka veti hidratuese dhe mund të lehtësojë kruarjet duke hidratuar lëkurën e kokës në nivel qelizor. Për të bërë këtë maskë, do t’ju duhet një lugë gjelle vaj kokosit, 1 lugë e gjysmë sodë buke dhe një lugë gjelle mjaltë. Këtë përzierje do ta lini në kokën tuaj për 30 minuta e më pas do i lani flokët normalisht.

Uthull molle dhe sodë buke

Një tjetër mënyrë për të përdorur sodën e bukës është përzierja me uthullën e bardhë të mollës pasi kjo e fundit ka veti antiseptike dhe antibakteriale. Ju duhet vetëm të përzierni së bashku dy përbërësit derisa të krijoni një paste që mund ta aplikoni në lëkurën tuaj të kokës ! Masazhojeni lehtësisht e pas disa mintuash shpëlajini flokët me ujë të ftohtë ! Rekomanohet të përsëritet dy herë në javë për të parë rezultatet që dëshironi.

Vaji i pemës së çajit dhe sodë buke

A e dinit se përzierja e vajit të pemës së çajit dhe sodës së bukës mund t’ju ndihmojnë gjithashtu me këtë problem. Për këtë maskë, do t’ju nevojitet një gjysmë gotë uji, 2 lugë çaji sode buke, dhe disa pika vaj esencial të vajit të pemës së çajit. Përzierni të gjithë përbërësit së bashku pastaj aplikojeni direkt në flokë për 15 minuta (rekomandohet dy herë në javë).

Vaji esencial mund të ndihmojë në eliminimin e baktereve dhe kërpudhave që mund të jenë shkaktarë të zbokthit !