10:16 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shpiket një gjethe artificiale sintetike, si alternativë për naftën

Një gjethe sintetike është në gjendje të prodhojë një përzierje të gazrave të dobishëm për marrjen e karburanteve të lëngshëm dhe si një alternativë për naftën.

”E bën këtë proces, duke marrë frymëzimin nga procesi i fotosintezës dhe duke përdorur rrezet e diellit, dyoksidin e karbonit dhe ujin”, sipas një studimi të botuar në revistën ‘Material Nature’” nga grupi i Universitetit britanik të Kembrixhit, koordinuar nga Erwin Reisneri.

Fleta artificiale ushqehet nga rrezet e diellit, por është në gjendje të funksionojë edhe nëse qielli është i vrenjtur. Kur është e zhytur në ujë, përmes katalizatorëve, ajo është në gjendje të shndërrojë dyoksidin e karbonit dhe ujin në vetvete në monoksid karboni dhe hidrogjen, që së bashku formojnë një përzierje, të ashtuquajturat synga ose gaz sintezë.

“Pajisja është në gjendje të prodhojë gaz direkt në një mënyrë të thjeshtë dhe, mbi të gjitha, të qëndrueshëm”, theksoi Reisneri.