17:47 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Shpresoj që gruaja ime të mbetet shtatzënë me dashnorin, vetëm kështu do shpëtonte martesa jonë

Unë jam 44 vjeç, ndërsa gruaja ime 39. Ne kemi gjithsej 18 vite martesë. Ndonëse gjatë marrëdhënies seksuale asnjëherë nuk kemi përdorur prezervativë, nuk ka pasur kurrë shenjë të shtatzënisë.

Ajo kthehet nga puna gjithmonë para meje dhe unë e di që ajo ka një dashnor, sepse kur një ditë erdha në shtëpi pak më herët, dëgjova zhurma seksuale nga dhoma jonë e gjumit lart, transmeton Indeksonline.

Meqenëse nuk doja konflikt, shkova në dhomën e ditës dhe u ula në divan prapa derës derisa gjërat u qetësuan.
Më pas dëgjova gruan time tek vinte poshtë shkallëve duke pëshpëritur diçka. Pastaj pëshpërima u zhvendos tek kuzhina e krejt në fund tek dera e hyrjes.

Pasi e mbylli derën gruaja ime u rikthye përsëri në dhomën e gjumit, mbase për të rregulluar shtratin e të heq cdo gjurmë dyshimi.

I heshtur dola jashtë e pastaj u ktheva brenda duke treguar me zë të lartë se jam në shtëpi. Ajo më shikoi e shqetësuar dhe e habitur që kisha ardhur kaq herët. Teksa minutat kalonin, ajo u qetësua.

Biseduam si zakonisht për ecurinë e ditës. Lidhja e gruas time me dashnorin ka vazhduar më shumë se një vit, e unë e kam menduar gjatë nëse një ditë do hasja në të.

Nuk më habiste fakti që ajo kishte dikë tjetër, sepse jeta jonë seksuale ka kohë që ka qenë e zymtë. Andaj edhe e lejoj që kjo lidhje e saj të rrjedhë.

Me kalimin e kohës e vëreja lehtë kur ai kishte qenë në shtëpinë tonë. Një qime në jastëk apo një gotë më shumë në pjatalarëse e konfirmonin praninë e tij.

Shpresa ime sekrete dhe e vetme është që ai ta lërë gruan time shtatzënë. Një fëmijë do të ishte shpëtim i martesës tonë dhe do e bënte gruan time të lumtur.

Përgjigja e psikologes: Një fëmijë nga dashnori mund të jetë edhe fundi i martesës tuaj. Ti nuk mund të pretendosh se nuk di asgjë për lidhjen e saj sepse një dit ajo mund të ndihet e detyruar të ju tregojë, pastaj edhe nëse mbetet shtatzënë ata mund të kërkojnë që ta rrisin fëmijën bashkë.

Martesa juaj tashmë është në krizë, andaj duhet të bisedosh me gruan tënde për ndjenjat tuaja./Indeksonline/