20:54 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqetësoheni përse lëkura nën sqetulla është më e errët, ja çfarë duhet të bëni për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi

Një nga problemet me të shpeshta me të cilin përballen femrat është errësimi i lëkurës e zona e sqetullave është ajo me e prekura! Mund të jetë rutina e gabuar e kujdesit të lëkurës, zakonet e këqija apo gjendjet shëndetësore ato që hiperpigmentojnë lëkurën në këtë pjesë të trupit, por për fat ju mund ta trajtoni në kushtë shtëpie këtë problem, pa u shqetësuar fare !

Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet më të zakonshme që shkaktojnë nxirje të lëkurës së sqetullave dhe disa metoda natyrale si të zbehni këto të fundit !

Veshja e rrobave shumë të ngushta

Fërkimi i lëkurës për një kohë të gjatë, do të errësojë lëkurën gradualisht. Vishni pëlhura të lehta dhe që përthithin djersën.

Harroni të pastroni lëkurën nga qelizat e vdekura (eksfoljimi)

Femrat që harrojnë të bëjnë një scrub për lëkurën e trupit, mund të shohin se në zona të caktuara lëkura do të fillojë të errësohet. Pastrimi i lëkurës nga qelizat e vdekura do të zbardhë lëkurën tuaj, duke e lënë atë të butë dhe me shkëlqim.

Metoda e gabuar e depilimit

Nëse një metodë depilimi ju errëson lëkurë, bëni mirë të provoni një metodë tjetër

Luhatja hormonale është një tjetër arsye përse lëkura juaj është më e errët në zona të caktuara. Nëse asnjë nga zakonet e mësipërme nuk është përgjigjie e problemit tuaj, atëherë me shumë mundësi fajin e kanë hormonet.

DISA TRUKE NATYRALE

Patatet përmbajnë një acid të butë që mund të ndihmojë zbardhjen e lëkurës në mënyrë natyrlae. Ajo që duhet të bëni është të prisni një fetë patate dhe ta lini për 30 minuta në zonën e errët të lëkurës. Përsëriteni këtë çdo ditë për rezultate të dukshme në vetëm 2 deri në tre javë.

Kastravec

Kastrati gjithashtu përmban një acid të butë që mund të ndihmojë zbardhjen e lëkurës në mënyrë natyrale pa shkaktuar ndonjë acarim. Veç fetave të kastravecit që mund t’i vendosni direkt në lëkurë ju mund të përgatisni gjithashtu një maskë me pak shafran Indie dhe lëng limoni. Masazhoni lëkurën me këtë pastë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë gjë për një javë.

Limon

Limoni jo vetëm që përmban acid natyral zbardhues, por ka dhe agjentë antiseptikë dhe antibakterialë. Lëngu i limonit ka tendencën për të thatë lëkurën tuaj, prandaj sigurohuni që të përdorni krem hidratant pas përdorimit të tij.