15:25 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / V R

“Shqipe deri n’dhe”, Dafina uron 28 Nëntorin

Dafina Zeqiri ka uruar 28 Nëntorin, përmes disa imazheve që ka sjellur për adhuruesit në Instagram.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme ka postuar një fotografi bardhë e zi teksa shkruan “Shqipe deri n’dhe!“.

E në një fotografi tjetër, Dafina shfaqet me shqiponjën dykrenare dhe uron ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Gëzuar pavarësinë te gjithë shqiptareve kudo qe ndodhen!”, ka shkruar Dafina.

Ndërsa, sot ajo poashtu po feston ditëlindjen e së ëmës të cilën e ka uruar edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndryshe, Dafina mbetet aktive me projekte muzikore, së fundi ajo publikoj një version të ri të këngës “Vuj vuj”./Indeksonline/