17:48 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

Shqipëri: 6 viktima dhe 376 raste të reja në 24 orë

6 viktima dhe 376 të infektuar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit të koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat zyrtare lidhur me pandeminë në vend, ku 6 pacientë kanë ndërruar jetë nga pandemia. Kanë ndërruar jetë 4 qytetarë nga Tirana, 1 nga Lushnja, 1 nga Pogradeci, që i përkasin moshave 56-82 vjeç.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,981, ndërsa në katër spitalet COVID në vend po trajtohen 263 pacientë. Nga të shtruarit, 27 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,981 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.