09:19 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Shqipëri, burri mbyt gruan

Krim i rëndë në familje në Gramsh. Një 35-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur me duar.

E sinjalizuar për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku arrestoi në flagrancë bashkëshortin vrasës.

Ai është 35-vjeçari, Alvin Hysa banues në Grekan të Gramshit.

Policia thotë se për motive ende të paqarta, 35-vjeçari ka vrarë gruan e tij Gurije Hysa rreth 32 vjeç, duke e mbytur me duar.

Policia thotë përmes një njoftimi paraprak se “materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”. /Indeksonline/