13:48 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / L K

Shqipëri, deputetët ngujohen në Kuvend, dëgjojnë këngën “Mora fjalë” (video)

Deputetë e opozitës të cilët nuk lejuan që të zhvillohet seanca normale plenare, janë ‘ngujuar’ brenda ambienteve të Kuvendit dhe për tu frymëzuar po dëgjojnë këngë patriotike.

Deputetët e grupimit Berisha-Bardhi po dëgjojnë këngën ‘Mora Fjalë’ e kënduar nga Shkurte Fejza kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, e cila së fundmi është mësuar përmendësh pothuajse nga çdo shqiptar.