11:51 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shqipëri – Izrael, gjyqtari i finales së Euro 2016 e drejton sfidën në ”Elbasan Arena”

Këtë javë, edhe Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

Futbollistët shqiptar do ta presin në Elbasan Kombëtaren izraelite të premten në ”Elbasan Arena”.

Dy Kombëtaret e lartëcekura janë përballur ndërmjet vete dy herë, ku Shqipëria ka një fitore dhe Izraeli gjithashtu ka një fitore, transmeton IndeksOnline.

Image result for viktor kassai

Dhe tani UEFA ka caktuar edhe gjyqtarin kryesor të takimit në fjalë, të cilin do ta drejtojë hungarezi, Viktor Kassai.

Kassai është një gjyqtar mjaft i njohur, teksa ai e ka drejtuar edhe finalen e Euro 2016 mes Portugalisë dhe Francës, ku triumfuan portugezët.

Ndihmësit e Kassait për këtë ndeshje do të jetë Gyorgy Ring, Vencel Toth dhe Peter Berettyan./IndeksOnline/

Related image