11:33 / E Martë, 12 Tetor 2021 / B O

Shqipëri-Poloni, kolona në kufi, kosovarët drejt “Air Albania”

Sot do të zhvillohet njëra nga ndeshjet me të rëndësishme të Kombëtares Shqiptare, përballja me Poloninë.

Interesimi për të parë këtë përballje është tejet i madh.

Që nga orët e para të mëngjesit është krijuar kolonë e madhe në kufi si pasojë e fluksit të fansave që kanë marrë rrugën për Tiranë.

22 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albania”.

Në rast fitoreje, Shqipëria pothuajse siguron vendin e dytë në grup që është një hap i madh drejt kualifikimit në Botëror./Indeksonline/