20:03 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shqipëri: Vetëhelmohet 47 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve

Një grua nga fshati Tapi në Kouçovë, i ka dhënë fund jetës pasditën e sotme. Lulzime Mema 47 vjeç nënë e 3 fëmijëve ka qënë vetme në banesë në momentin që ka pirë disa kokrra fostoksinë.

Mema është gjetur nga djali i saj 17 vjeçar ende me shenja jete  dhe ka lajmëruar menjëherë urgjencën. Edhe është dërguar në spitalin Rajon të Beratit, gruaja ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.

Gruaja ka deklaruar në momentet e fundit të jetës se helmin e kishte blerë vetë dhe se e kishte pirë me vetëdije.