22:45 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Shqipëria heq vizat për Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Drejt Kinës dhe Dubait tashmë mund të udhëtohet pa vizë.Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje në parim me Emiratet e Bashkuara për të udhëtuar pa viza, marrëveshje e cila pritet të hyjë në fuqi në muajt në vijim.

“Të dyja këto marrëveshje do të krijojnë padyshim lehtësi të shtuara për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, për arsye pune, biznesi apo turizmi të cilët nga momenti i hyrjes në fuqi të marrëveshjeve s’do të kenë më nevojë për viza hyrëse. Ju kujtoj që bëhet fjalë për dy vende me të cilat ne kemi shkëmbime të qenësishme ekonomike.Ne jemi duke punuar me shumë seriozitet për të fuqizuar sa më shumë pasaportën shqiptare e për të zgjeruar sa më shumë hapësirën e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Është një proces që kërkon kohë, që kërkon kujdes, por që ka filluar të japë rezultate konkrete dhe jam optimiste që harta e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen e afërt kur marrëveshje të tilla do të lidhen edhe me vende të tjera”, tha ministrja e Jashtme Olta Xhaçka